U luajtën tri ndeshjet e para të javës së 20-të të Superiores. Tirana bën “harakiri” përsëri në shtëpi, duke dalë duarbosh nga “Selman Stermasi”. Trajneri Orges Shehi e ka shijuar dështimin ndaj bashkëqytetarëve të tij nga shtëpia, ku është karantinuar prej Covid-19. Goli i Lorenzo Vilës, që në minutën e 42-të, ka vendosur fatin e përballjes mes kampionëve dhe Teutës. Tri pikë tepër të çmuara për “djemtë e detit”, që nuk zhbilancohen në ndjekje të Vllaznisë kryesuese. Njëkohësisht, fitorja e tyre shton presionin te Partizani, për të triumfuar patjetër nesër, ndryshe e pret vendi i tretë.

Tirana e mbylli me 10 lojtarë, sepse Hoxhallari doli me karton të kuq në 77’ teksa mbetet e gjashta në klasifikim, me 10 pikë larg zonës europiane tashmë, pa për titullin as që bëhet fjalë. Kurora e saj ka dalë në “ankand” shumë herët.

Derbin e fqinjëve e ka fituar Laçi, që “hakmerret” në njëfarë mënyre ndaj kritanëve. Këta të fundit iu kishin marrë 4 pikë kurbinasve në përballjet e dy fazave të para. Sot ishte “e treta e vërteta” për të besuarit e Shpëtim Duros, të cilët kanë vuajtur, por janë shpërblyer nga një gol i Lushkjes, realizuar në minutën e 32-të.

Derbi tjetër, mes Apolonisë dhe Bylisit, ka qenë pa gola deri në minutën e 80-të. Pikërisht atëherë, Antony Bji ka tundur rrjetën e portës vendëse, duke vulosur një rezultat që i shkon shumë për shtat skuadrës ballshiote, meqë luante edhe në transfertë. Sidoqoftë, rreziku i mbijetesës i përfshin të dyja palët. Pas tyre është vetëm Skënderbeu, për momentin, në vendin e dhjetë të Superiores.

Kategoria Superiore, java e 20-të
Sot

TIRANA-TEUTA  0-1
GolatL L.Vila 20’

LAÇI-KASTRIOTI  1-0
Golat” Lushkja 32’

APOLONIA-BYLIS  0-1
Golat: Antony Bji 80′

Nesër
SKËNDERBEU-VLLAZNIA
KUKËSI-PARTIZANI

Standings provided by SofaScore LiveScore