Teuta është kampione e Kategorisë Superiore pas 27 vitesh.

Durrsakët kanë fituar titullin e dytë në historinë e klubit pasi kanë mundur 6-1 në shtëpi Apoloninë e rënë nga kategoria.

Heroi i sfidës ka qenë Bregu, autor i tre golave në minutat 16′, 50′ dhe 65′ (pen.). Vila (27′), Aarapi (77′) dhe Plaku (91′) kanë shënuar tre golat e tjerë.

Mihana (34′) ka shënuar golin e nderit për miqtë që e kanë mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë pas kartonëve të kuq të marrë nha Repaj (53′) dhe Sota (64′).

E ka mbyllur në vendin e dytë kampionatin Vllaznia, që ka mundur 2-0 në shtëpi Laçi-n e vendit të katërt. Marku (26′, pen) dhe Dilaver (59′) kanë shënuar për shkodranët.

Në vendin e tretë është renditur Partizani pas fitores 4-2 me përmbysje kundër Bylisit, që ka rënë nga kategoria. E mbyll me fitore edhe Tirana, që ka mundur 3-1 në shtëpi Skënderbeun.

Në fund, Kastrioti ka fituar 2-1 në Kukës dhe ka siguruar “play off” për të qëndruar në Superiore.

Standings provided by SofaScore LiveScore