Elon Musk ka një marrëdhënie të komplikuar me fëmijët e tij. Disa janë mjaft të rritur sa të vënë në dyshim idetë e babait të tyre. Në fakt, së fundi një nga vajzat e tij ka hequr dorë nga ai dhe e ka siguruar se “nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të”.

Tani oligarku i teknologjisë thuhet se ka sjellë në jetë binjakë me një drejtuese të lartë të njërës nga kompanitë e tij, Neuralink. Ajo quhet Shivon Zilis dhe ndonëse ka një profil mjaft diskret, duket se “Radar Online” nuk i ka shpëtuar.

Kështu, pronari i SpaceX dhe Tesla ka tashmë dhjetë fëmijë. Dy të fundit kanë dalë në dritë pasi çifti kishte paraqitur një kërkesë në gjykatën e Teksasit për të ndryshuar emrin e fëmijëve të tyre, me qëllim që ata “të kenë mbiemrin e babait të tyre dhe të përmbajnë mbiemrin e nënës”.

Fëmijët lindën muaj më parë, pak para se këngëtarja dhe influencuesja Grimes të lindte fëmijën e dytë me Elon Musk. Edhe pse në këtë kohë Grimes dhe Musk nuk ishin më bashkë, Exa Dark Sideræl lindi në dhjetor, kështu që binjakët që ai ka me Zilis mund të jenë shtatë ose tetë muajsh.

“Në kundërshtim me besimin popullor, sa më i pasur të jetë dikush, aq më pak fëmijë kanë, – tha Musk. – Unë jam një përjashtim i rrallë. Shumica e njerëzve që njoh kanë zero ose një fëmijë. Domethënë po bëj pjesën time, hahaha”.