Këtë të hënë, Kim Kardashian ka nisur të japë njoftime të mëdha nga rrjetet e saj sociale dhe me një trailer për sezonin e dytë të serialit të familjes, ka zbuluar se Pete Davidson do të jetë pjesë e reality show-t.

“Jeta është e mirë. Kam një të dashur të ri”, tha Kim Kardashian në trailer. “Thjesht po kaloj shumë mirë”. Po kështu, traileri ka disa skena që zbulojnë si është gjendja shëndetësore e nënës së saj Kris Jenner, por edhe pamjet ku shihet Travis Barker, të cilat mund të hedhin dritë për atë që ai ka përjetuar teksa ishte shtruar në spital me urgjencë.

Ajo që bie gjithashtu në sy është se jo vetëm Kim Kardashian përmend lidhjen e saj të re, por shfaq edhe skena romantike me Pete Davidson.

Brenda skenës së shkurtër në trailer, Kim dëgjohet duke thënë: “Zemër, a dëshiron të bësh një dush të shpejtë me mua?”, me Pete vrapon drejt saj me shaka.

Kjo tregon se skenat e dashurisë nuk do të mungojnë në këtë pjesë të re të një prej familjeve më ikonike dhe më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Kur do të shfaqet premiera e The Kardashians 2?

Më parë, tashmë kishte spekulime se The Kardashians 2 po rikthehej dhe madje u konfirmua se Hulu, platforma që do të transmetojë këtë reality show, kishte thënë se do të dilte pas verës.

Megjithatë, vetëm këtë të hënë u zbulua data e saktë dhe se sezoni i dytë i shumëproitur i The Karadshians 2 do të fillojë më 22 shtator.

Ajo që nuk ishte shumë e qartë është nëse do të merren me temën e Blac Chyna dhe të gjitha problemet ligjore që kanë ndodhur me Kardashian, kryesisht me Kim.