Albina dhe familja Kelmendi performuan në natën e dytë gjysmëfinale në festivalin e këngës europiane ‘Eurovision’ që po mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe. Megjithatë duket se kënga dhe interpretimi nuk kanë arritur të fitojnë simpatinë e të gjithëve.
Prestigjiozja ‘The Times’ e ka vlerësuar interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber, duke shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv.
“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times, që e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshmet.
Kujtojmë që Albina dhe familja Kelmendi u kualifikuan të parët për në finalen e madhe të së shtunës si kurrë më parë, teksa kënga është mbështetur dhe pëlqyer në masë nga shqiptarët.