Zonja Hernandez është sulmuar në rrjetet sociale. Prej disa kohësh, Zoe Cristofoli ofendohet rëndë për shkak të kileve të tepërta të marra gjatë shtatzënisë së saj të parë.

Pranverën e kaluar, influencuesja dhe artistja e tatuazheve ka sjellë në jetë të voglin Theo Junior. “Je gati për të luajtur edhe ti me ato kofshë”, ka qenë një nga komentet në një fotografi ku Zoe është shfaqur duke veshur vetëm një këmishë.

“Me keni çarë kokën tani”, ka qenë replika e Cristofoli-t. Në një postime tjetër ajo është shfaqur duke bërë stërvitje dhe ka pohuar: “Shihemi pas -10 kilesh. Të mjerë”.

Menjëherë më pas, ajo ka shkruar: “Nuk më intereson për kilet… kam sjellë në jetë një qenie njerëzore! E vetëdijshme se kam akoma edhe pak rrugë për të bërë për të gjetur mirëqenien tim të vërtetë psikofizike”.