Edhe pse moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, është munduar që ta mbajë familjen larg fokusit të mediave, vajza e saj merr shpeshherë vëmendjen, ne rrjetin social Instagram.

Megjithëse dihet shumë pak për jetën e saj private, Nicol ka realizuar me ndjekësit një bisedë virtuale ne “Insta Story”, duke ndarë më shumë detaje nga jeta e saj.

Teksa njëri prej ndjekësve e ka pyetur se çfarë marrëdhënie ka me të vëllanë, ajo është përgjigjur: “Vëllain e kam 11 vjeç. E kam pikë të dobët. Nuk e ndërroj me asgjë në botë”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, ka pasur dhe nga ata që nuk kanë nguruar ta ngacmojnë. Njëri prej tyre i shkruan: “Merre mamin në telefon dhe thuaji më kërkon njëri për nuse”. Ndërsa Nicol ia ka kthyer me humor: “Paskan filluar aplikimet edhe në Instagram pse s’thoni ju”.