Plakja është një proces biologjik. Të gjithë njerëzit janë të destinuar të përballen me të. Në ditët e sotme ka një larmishmëri mënyrash dhe teknikash që merren me trajtimin e simptomave të brendshme dhe të jashtme të plakjes.

Sigurisht, e vërteta është se plakja është e pashmangshme. Përgjithësisht shenjat e plakjes nisin pas moshës 45 vjeçare. Padyshim, një nga shenjat më të dukshme të plakjes janë rrudhat, të cilat nuk dëshmojnë thjeshtë afrimin e plakjes por edhe cilësinë e jetesës që çdokush bën në lidhje me mënyrën e të ushqyerit. Por bukuria vjen nga stomaku. Fatmirësisht, bujaria e natyrës me frutat e perimet e saj i dhuron njerëzve mundësinë që të mund të luftojnë plakjen përmes ushqimit.

Lista e ushqimeve që luftojnë plakjen:

Karrotat – Këto perime janë të pasura me antioksidantë, përfshirë dhe beta karrotenin. Përveçse mbrojnë shëndetin e lëkurës luftojnë gjithashtu efektet negative të radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit. Mënyra më e mirë e konsumimit të tyre është në sallata ose të shtrydhura në lëng.

Avokado – Jo më kot konsiderohet si “Fruti i Rinisë”. Avokadot janë ndër frutat më të mira për të luftuar plakjen dhe komplikacionet që sjell ajo. Ato janë të pasura me yndyrna mono të ngopura dhe aminoacide. Pas tretjes, avokadot stimulojnë rigjenerimin e qelizave duke dhuruar një trup më të ri dhe të shëndetshëm.

Çokollata e zezë – Çokollata e Zezë ose çokollata me mbi 60 % kakao është një ushqim i shëndetshëm. Ajo përmban një numër të lartë antioksidantësh dhe yndyrna të shëndetshme që luftojnë plakjen e qelizave. Vlerat e saj jo vetëm që i japin organizmit energji por promovojnë gjithashtu edhe rigjenerimin. Ndihmon gjithashtu edhe në parandalimin e sëmundjeve inflamatore.

Shalqini – Janë frutat më të mira për t’i përfshirë në çdo lloj diete. Kjo për shkak të kalorive të pakëta që ato përmbajnë. Gjithashtu, ato janë të pasura me ujë dhe antioksidantë. Këto vlera i japin shalqinit veti tretëse, pastruese dhe anti inflamatore. Shalqini ndihmon trupin që të luftojë helmet në trup duke pastruar kështu organizmin. Shalqini ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe parandalon efektet e plakjes së parakoshme në nivelin e brendshëm dhe të jashtëm.

Perimet – Perimet e gjelbra, nga lakrat, sallatat, spinaqi etj janë super ushqime që mbrojnë trupin në përgjithësi. Disa nga karakteristikat e tyre janë sasia e lartë e fibrave, antioksidantëve dhe proteinave. Ato ndihmojnë në aktivitetin e rregullt të qelizave dhe mbrojnë sistemin imunitar. Krahas vitaminave dhe mineraleve ato reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe presonin e lartë të gjakut.

Arrorët – Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit. Studimet tregojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut.