Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme është “Dancing With The Stars”. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo puntatë.

Episodin e kaluar një surprizë e papritur erdhi për konkurrentët dhe publikun, pasi dy grupet e ndara sfiduan njëra-tjetrën. Por mesa duket kjo sfidë që ata patën me njëri-tjetrin u pasqyrua edhe gjatë javës. Në një klip të tramsmetuar pak minuta më parë gjatë spektaklit të gjithë yjet kishin diçka për të thënë jo vetëm ndaj skuadrave por edhe konkurrentëve të tjerë.

Një ndër ta ishte edhe komenti i Megi Pojanit kundër Ardit Çunit. “Unë mendoj që Arditi thjesht e kishte marrë përsipër detyrën e liderit. A do të kisha bërë unë të njëjtën gjë nëse do të isha në vendin e tij?

E diskutueshme, me siguri jo. E gjitha një show që ulëriste që këtë gjë e bëra unë. Nuk mund të marrësh meritat kur ti nuk je balerin”, tha Megi.  Pas klipit diskutimi vazhdoi edhe me konkurrentët e tjerë por në fund Arditi iu përgjigj Megit duke thënë: Unë si lider do t’i kisha zgjedhur Megit një super pjesë.