Edhe pse Vëllai i Madh i ka ndaluar fansat e ndjekësve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother VIP Albania’ të dërgojnë dronë me banderola të ndryshme në shtëpi, kjo gjë nuk ka ndaluar. Përkundrazi, dronët këtë vit kanë qenë të shumtë, me mesazhe kryesisht për Luiz Ejllin.

Në një dron të mbërritur ditën e sotme në shtëpi, shkruhej ‘Ti voglio bene’, një mesazh që ka ngritur dyshimet në shtëpi se për kë është dhe nga kush është dërguar. Kështu, Olta dhe Dea Mishel mendojnë se ky dron është për Luizin dhe ia ka dërguar pikërisht…Kejvina.

Në një bisedë që kanë bërë me njëra-tjetrën, atyre iu duket e pabesueshme kjo gjë, pasi Kejvina u largua nga programi pikërisht nga Luizi.

Pjesë nga biseda:

Olta: S’ka logjikë, pse duhet t’i thotë “ti voglio bene”, për çfarë arsye?

Dea Mishel: Sepse e shau në sy të gjithë Shqipërisë edhe u eleminua nga program prej tij

Olta: Kejvina është jashtë prej Luizit, ky s’ka bërë asgjë për ta rekuperuar atë gabim

Dea Mishel: Përveç asaj ky që thotë më ka vëlla, nuk i vjen turp, kështu sillet motra me vëllain?

Olta: Ça janë këto mi gocë, ska shance të ketë bërë Kejvina atë, nuk e besoj dot. Lere që ne e kemi përmend Kejvinën një ditë po një dite jo, edhe ti sjellë dron këtij? Ska shance, nuk e besoj dot…