Senatorja e shtetit amerikan të Rhode Island ka përfunduar në qendër të kritikave. Tiara Mack ka publikuar një video ku bën twerk në plazh.

“Votoni senatoren Mack”, ka shkruar 28-vjeçarja, e cila shpresonte të merrte mbështetje duke treguar një anën ndryshe të personalitetit të saj. Por në këmbim ka marrë vetëm kritika.

“Sa e turpshme ta kesh këtë person si një senator të shtetit. Çfarë sjellje është kjo”, ka shkruar dikush në rrjetet sociale.

28-vjeçarja është kritikuar me sarkazëm edhe nga drejtuesi i Fox News, Tucker Carlson: “Pse nuk është Sekretare e Shtetit? Pse nuk e shtyjnë të bëhet presidente?”.

Më pas, Tiara, e cila është gruaja e parë me ngjyrë dhe lesbike që ka siguruar një vend në Senat, është mbrojtur duke thënë: “Dreqi e mori. Të bësh twerk me kokë poshtë është një gjë që i çmend me të vërtetë konservatorët”.