Në një Juventus që praktikisht ndryshoi fytyrë gjatë afatit kalimtar te veres ne merkaton e zhvendosjeve te futbollisteve, ende mungon Federico Chiesa. Sulmuesi italian pesoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë më 9 janar gjatë një ndeshjeje kundër Romës, dëmtimi i rëndë e ka mbajtur atë larg fushës për nëntë muaj tashmë.

Kohët e parashikuara të rikuperimit për një dëmtim të këtij lloji janë, në fakt, rreth 6-8 muaj. Ndaj edhe fakti që ylli i Juventusit nuk ka rifilluar ende stërvitjet me pjesën tjetër të grupit të skuadrës fillon të ngjall disa dyshime.

Lidhur me këtë, në mikrofonat e Tmw Radio ka folur Massimo Brambati, i cili tashmë mban postin e avokatit sportiv. Këto janë fjalët e Brambatit për këtë ceshtje dhe ai ben nje zbulim qe do te merzise jo pak tifozet bardhezi.

“Dëgjoj thashetheme se gjuri i tij fryhet në punë me intensitet te plote. Nuk është një shenjë e mire për një gju të operuar. Besoj se kohët që thotë Allegri janë kohë që i jepen nga mjekët pikërisht në dritën e këtyre gjërave.

Pas këtyre ndërhyrjeve ju ktheheni në terren në këtë periudhë, më së voni pas nëntë muajsh. Fakti që ai nuk është ende në dispozicion, që nuk stërvitet të paktën me grupin, do të thotë se ka probleme”.

Ndërkohë, tifozët e Juventusit shpresojnë për një rikthim të shpejtë, me sezonin tashmë në ecje të plotë. Sepse keshtu, duke shtyre kete rikthim, rrezikohet qe Chiesa te shihet ne fushe vetem ne mes te tetorit.