Pas humbjes dhe zhgënjimit të madh nga ndeshja me Izraelin, Kombëtarja s’ka shumë kohë për të menduar, sepse nesër është ndeshja e radhës, e fundit në grup.

Nesër në mbrëmje, Shqipëria do ë përballet me Islandën, një ndeshje që luhet për vendin e dytë në grup, pasi i pari është zënë nga Izraeli.

Pavarësisht zhgënjimit të madh për humbjen në Izrael dhe gjtihë paraqitjen ë këtë Ligë Kombesh, tifozët nuk e kanë braktisur Kombëtaren.

Biletat kundër Islandës janë shitur me ritëm të kënaqshëm. I ftuar në Ora Sport, Florian Riza, u shpreh se deri tani (mbrëmë) janë shitur 10.000 bileta për takimin e fundit të grupit.

Në fakt Shqipërisë asnjëherë nuk i ka munguar mbështetja e tifozëve nga të gjitha trojet tona, por rezultatet e fundit s’janë aspak premtuese.

Edhe pse kemi një brez të mirë lojtarësh, po mungon loja e bukur dhe mbi të gjitha rezultatet pozitive. Urojmë të vijë kthesa që nesër ndaj Izraelit.