Anna Falchi, tifozja e zjarrtë e Lazio, është gati për derbin ndaj Romës që do të luhet sot në mbrëmje në  stadiumin“Olimpico”.

Në prag të kësaj ndeshje speciale, ajo ka bërë një premtim të madh: “Çfarë jam në gjendje të bëj nëse Lazio fiton derbin? Jam e gatshme të vishem vetëm me maskë”, tha Falchi.

Më tej ajo shtoi: “Nëse rrjetet sociale do ta ndalojnë publikimin e kësaj foto, atëherë do të vesh një maskë të madhe. Shpresojmë që Lazio ta fitojë derbin, nuk ka për të qenë e lehtë”, tha Anna Falchi.

Edhe më parë ajo ka treguar se mund të bëjë çmendurira, teksa një herë ka dalë me bikini në stadium pas një fitore të Lazio.