Greg Norman, kreu i Ligës Arabe të Golfit, një Ligë që synon të rivalizojë eventet tradicionale të këtij sporti, ka bërë me dije për “Fox News”, se legjenda e këtij sporti, Tiger Woods”, ka refuzuar 800 milionë dollarë për të luajtur me LIV Golf. Ai shprehet se oferta i është dërguar Woods, por ajo është refuzuar prej tij.

Tiger refuzoi një ofertë të mirë financiare nga Superliga Arabe, që shkonte mes 700 deri 800 milionë dollarë. Nuk e di përse ai refuzoi, por nuk donte të largohej nga PGA Tour”, tha Norman, që ka arritur të afrojë pranë Ligës Arabe mjaft yje, por jo Woods.

PGA Tour është Liga tradicionale e golfit, që u trondit nga ofertat marramendëse që LIV Golf bëri te sportistët kampionë të këtij sporti. “Kush shkon me Ligën Arabe do të thotë që i kthen krahët PGA Tour”, pat thënë dikur Tiger Woods, ikona e këtij sporti, por që prej vitesh nuk është më në nivelet e dikurshme.