E mbani mend atë shprehjen që thoshte se kush fle nuk kap peshk? Epo, është dikush që arriti t’i kthejë dremitjet e tij në para. Edhe pse gjumi i tij, të them të drejtën, nuk është aspak rikuperues. Përkundrazi, është i shkurtër dhe shumë stresues.

Personazhi në fjalë vjen nga TikTok (e ku tjetër?), ku një krijues australian fiton rreth 49 mijë dollarë australianë në muaj (rreth 33 mijë euro) për t’u zgjuar në mënyrë krejtësisht të zhurmshme gjatë gjumit.

Ai quhet Jakey Boehm, është 28 vjeç dhe ka më shumë se 520 mijë ndjekës vetëm në rrjetin social kinez. Në videot e tij mund të shihni praktikisht gjithçka: ai zgjohet me këngën me temë të Barney Dinozaurit me volum të plotë, muzikë dubstep të shkrepur në vesh dhe me zërin më të lartë që mund të imagjinoni.

Gjithçka filloi si një lojë, por kur pa që formati funksionoi, Jakey filloi të shpikte mënyra të reja origjinale për t’u zgjuar dhe për më tepër, për t’u pajisur me drita, makineri për flluska sapuni, lazer dhe efekte zanore të çdo lloji.

Me pak fjalë, ai është bërë një biznes i vërtetë profesional (dhe fitimprurës). Dhe nuk mund të ishte ndryshe, duke qenë se ai fiton 49 mijë dollarë në muaj (më shumë se 1000 euro në ditë). Gjëra që të ndryshojnë jetën përgjithmonë, edhe sepse erdhi për të krijuar një orar mjaft të ngurtë.

Çdo natë, kur ai shkon për të fjetur, ka drita ose efekte zanore që fillojnë çdo 10-15 sekonda, ndërsa kamerat kapin çdo efekt. Domethën sa e zë gjumi nis një efekt i ri me zë të lartë ta zgjojë atë përsëri.

Çdo seancë zgjat shtatë orë, gjë që do të ishte krejtësisht stresuese për çdo qenie njerëzore. Por Jakey duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë. Në të vërtetë, ai tashmë po mendon të shtojë veçori të reja tek ato të shfaqura tashmë… Shfaqja duhet të vazhdojë, të paktën për sa kohë që njerëzit vazhdojnë ta ndjekin dhe të bëjnë donacione …