Ndërsa shenjat pak a shumë të shënuara në fytyrë mund të zbulojnë moshën tonë kronologjike, përvojat që jetojmë, qëndrimet, zakonet e përditshme mund të ndikojnë në moshën tonë mendore dhe të na bëjnë të dukemi më të rinj – ose më të vjetër – se sa jemi ne në realitet.

Në TikTok, ku dalin tendencat virale me shpejtësinë e dritës, ka shumë sukses një test që premton të përcaktojë moshën tonë të vërtetë psiko-emocionale në krahasim me numrin që shfaqet në kartën tonë të identiteti.

Testi u konceptua në vitin 2013 në Japoni dhe nuk duket se ka ndonjë bazë shkencore për të zbuluar shkëputjen midis sa vjeç jemi dhe sa ndihemi ose duhet të jemi sipas përgjigjeve të dhëna.

@kiwitomofficial

How old are you challenge #agetest #howoldareyou #80smusic #putafingerdown #letmeguessyourage #musicchallenge #songchallenge @kiwitomofficial

♬ 80s music challenge – Mitchell

Pyetjet nuk kanë të bëjnë fare me kuocientin intelektual, ndaj mos kini frikë të provoni: sigurisht që nuk do t’ju kërkohet të plotësoni një enigmë shumë të vështirë, por do të duhet për t’i përgjigjeni kurioziteteve që lidhen me preferencat tuaja në jetën e përditshme.

Nje shembull? Preferoni qytetet e mëdha apo jetën në fshat? A qan shpesh? Dhe a zemëroheni po aq shpesh? A jeni në dijeni të temave më aktuale për të rinjtë?

Apo ju pëlqen të zgjoheni herët në mëngjes apo preferoni të flini vonë? Në cilat media sociale shpenzoni shumicën e kohës? A ju pëlqen të kujdeseni për veshjet dhe modelet e flokëve?

Dhe kështu vazhdon edhe pak derisa të llogaritet mosha mendore e atyre që e bëjnë testin. Shumë përdorues të TikTok që e kanë provuar u befasuan nga rezultati – pozitiv dhe negativ -, por mbani mend se nuk ka asnjë bazë të vërtetë shkencore pas këtij eksperimenti social që ka bërë për vete miliona njerëz.