Fuoristrada e parë me gjashtë rrota për shumë të pasionuar të Rolls-Royce mund të rezultojë një herezi.

Fabrika e makinave të personalizuara Danton Arts Kustoms, e themeluar nga francezi Alexandre Danton, ka përdorur pikërisht një Rolls-Royce Phantom të 2005-ës për të realizuar mjetin origjinal dhe gjigant unik në botë.

I përbërë nga gjashtë rrota, frena të praruara dhe timon me lëkurë krokodili, fuoristrada e Danton Arts Kustoms shitet për rreth 5 milionë euro.

Fuoristrada e re me gjashtë rrota lind nga bashkimi i një Rolls-Royce Phantom dhe një BMË serie 7 nga e cila është marrë skeleti, aksi i pasëm dhe rrotat shtesë.

Nga brenda janë pjesët origjinale të Rolls-Royce që janë veshur në lëkurë të verdhë së cilës i janë shtuar detaje të ndryshme luksi: mes ndenjësve është vendosur një mbështetëse krahu e veshur në lëkurë gjarpri.

Në ndenjëset e pasme, Alexandre Danton di Danton Arts Kustoms ka vendosur dy televizorë. Poshtë kofanos është një motor Phantom V12 origjinal prej 6,7 ​​litrash, me 453 kuaj fuqi.

Projekti i ardhshëm i Danton duket se është ai që të transformojë një Lamborghini në një makinë sportive me gjashtë rrota.