Ashtu si Skënderbeu, brenda pak ditësh, edhe Tirana e ka zgjidhur në favorin e saj bllokimin e merkatos nga FIFA. Klubi bardheblu e ka dhënë përmes rrjeteve sociale këtë lajm të gëzuar për tifozët e vet:

“KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s, bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj, që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit”.

https://telesport.al/200-mije-euro-borxh-ish-lojtarit-fifa-shokon-tiranen-me-denimin/?preview_id=952478&preview_nonce=556d028021&_thumbnail_id=952481&preview=true