Nuk kanë të dalur tragjeditë në Amerikë, teksa më e fundit është regjistruar gjatë mesnatës së fundit në Indianapolis. Ngjarja ka ndodhur në një magazinë të FedEx, në afërti të aeroportit ndërkombëtar të këtij qyteti, ku mësohet se 8 persona kanë humbur jetën.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie, por policia lokale bën me dije se personi që ka kryer këtë akt të shëmtuar, në fund ka vrarë veten, duke drejtuar pistoletën në kokën e tij.Mmësohet se mjaft persona të plagosur janë dërguar me uregjencë në spital për t’u mjekuar.

Disa dëshmitarë u shprehën se kanë dëgjuar të paktën 10 të shtëna armësh në brendësi të magazinës. Policia që ishte në afërsi të aeroportit ka ndërhyrë, por nuk ka mundur të evitojë tragjedinë. Vijojë hetimet.