Në qytezën e Anqing, pranë Wuhan (KInë), një 25-vjeçar që kalonte në rrugë nisi të godasë më thikë personat e tjerë që ecnin në krah të tij, duke shkaktuar 6 viktima dhe plagosur 14 të tjerë.

Një ngjarje që ka tronditur të gjithë në këtë qytezë dhe që ndodhi në një qendër tregtare. Policia po heton dhe ende nuk ka dhënë arsyen e veprimit të 25-vjeçarit, ende i paidentifikuar.

Mediat mendojnë se bëhet fjalë për një person me probleme mendore. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e kësaj natyre në Kinë, pasa asaj të prillit të kaluar, kur një person vrau me thikë 2 fëmijë në rrugë dhe plagosi 16 të tjerë.