Njeriu ka eksploruar një hapësira të madhe të tokës gjatë shekujve. Oqeane dhe male të përshkuar falë përparimit të teknologjisë dhe një botë e parë nga qielli.

Megjithatë, ka akoma vende të shumta të globit që ka pak mundësi të vizitohen nga njerëzit. Më poshtë janë renditur dhjetë nga këto vende të jashtëzakonshme të planetit tonë.

1 – Fundi i oqeanit

Më shumë se 80% e oqeanit në këtë planet nuk është eksploruar akoma, dhe është vlerësuar se 99% e fundit të deteve nuk është zbuluar akoma.

Njeriut i është dashur të presë deri në 2012-ën për të arritur pikën më të thellë në oqean – një zonë e quajtur Challenger Deep në Kanalin Mariana, që ndodhet në Oqeanin Paqësor.

2 – Sakha, Russia

I zhytur në verlindje të Rusisë, 3.1 milionë metrat katrorë të Sakha-s janë shtëpia e rreth 1 milion njerëzve, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë përgjatë Lumit Lena.

Kjo Republikë ka disa prej stinëve më ekstreme në planet, me temperaturat që shkojnë deri në -43.5 gradë celsius në janar dhe 19 gradë në verë.

3 – Groenlanda

Pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, Groenlanda mbetet një nga vendet më pak të vizituar në Europë. Vetëm pka më shumë se 100 mijë njerëz e kanë eksploruar këtë vend mahnitës në 2018-ën, në krahasim me mbi 2 milionë vizitorët që kanë patur komshinjtë e Islandës vitin paraardhës.

4 – Pasazhi Veriperëndimor, Kanadaja Arktike

Një nga vendet më të vështirë për të naviguar, Pasazhi Veriperëndimor shtrihet përtej Kanadasë, mes Polit të Veriut dhe veriut të kontinentit amerikan. Pasazhi është eksploruar për herë të parë nga Roald Amundsen në fillimin e shekullit të 20-të.

5 – Parku Kombëtar Wrangell-St Elias, Alaskë

Alaska, shteti me shtrirjen më të madhe në Amerikë, mbetet një vend shumë pak i eksploruar. Parku Kombëtar i Sprawling Wrangell-St Elias National Park është një nga këto vende.

Kjo pasuri kombëtare ndodhet në juglindje të Alaskës, ngjitur me kufirin me Kanadanë. Është një tokë e mbushur me male dhe fusha të akullta. Një vend magjik dhe shumë pak i vizituar.

6 – Parku Kombëtar Tsingy de Bemaraha, Madagaskar

Nuk është aspak një befasi që ky labirint me shkëmbinj të mprehtë të ketë mbetur pa u eksploruar për pjesën më të madhe të tij. Me përjashtim të disa shtigjeve, urave dhe këndvështrimeve, pjesa më e madhe e këtij parku kombëtar në Madagaskar është i paprekur nga njerëzit.

7 – Sahara, Afrikë

Shkretëtira më e madhe në botë, Sahara shtrihet në pjesën më të madhe të Afrikës së veriut. Qytete të tërë ndodhen brenda rërës së verdhë, por përtej tyre janë pjesë shumë të mëdha që nuk janë eksploruar.

Nuk ka vetëm rërë, por edhe male dhe madje lumenj në këtë sipërfaqe. Saharaja po zgjerohet gjithashtu. Me ndryshimet e klimës që kanë rralluar reshjet e shiut në rajon, zona e klasifikuar si shkretëtirë po zmadhohet çdo vit.

8 – Pylli i shiut i Surinames

Pylli i shitur i Surinames është një vend në xhungël i pasur me një jetë të egër të rrallë. Pjesa më e madhe e popullsisë së Surinames jetojnë në bregun verior dhe pjesa jugore e vendit ka shumë pak infrastrukturë. Vendasit janë të pakët në numër në krahasim me krijesat e veçanta që jetojnë aty, duke përfshirë edhe një bretkosë blu helmuese.

9 – Ishulli i St Helena

Teksa ka një popullsi modeste që jeton në këtë ishull në bregun perëndimor të Afrikës, ka shumë pak aktivitet turistësh. Dhe me vetëm një fluturim që lidh St Helena me Johannesburgun, Afrikë e Jugut, nuk është një surprizë që të jetë kështu.

1,931km larg brigjeve të Afrikës dhe 4,023 km nga Rio de Janeiro, Brazil, është një nga ishujt më të izoluar në botë. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e njerëzve nuk do të shkelin në këtë vend.

10 – Liqeni Turkana, Kenia

Larg në anën veriperëndimore të Kenias, e rrethuar nga shkretëtira, Liqeni Turkana është shumë i izoluar. Rrugët që çojnë atje nuk kanë asfalt dhe kushtet në rrugët me gurë janë aq të këqija, sa edhe gomat e kamionëve mund të çahen gjatë rrugës.