Toka mund të goditet nga një stuhi gjeomagnetike në ditët në vijim.

Ky paralajmërim i rëndësishëm është bërë me dije nga Administrata Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën.

Buletini hapësinor bën me dije se një sasi e dhunshme masive Koronale e Diellit (CME) që prej 15 korrikut, ka lëshuar një rrymë plazme që do të godasë tokën deri më 23 korrik.

Kjo pritet të shkaktojë një studi gjeomagnetik në planetin tonë. Por sipas parashikimeve, këto do të jenë dukuri me rëndësi të vogël.

Në mangetosferën e Tokës mund të ndërhyjë reja e materialit e nxjerrë nga Dielli. Disa shërbime të vëzhgimit dhe parashikimit hapësinor të motit (si NOA dhe Space Ëeather) kanë raportuar për stuhi të vogla gjeomagnetike.

Fenomene të këtij lloji mund të kenë pasoja të papritura dhe më të rënda, siç mund të jenë ndërhyrje në radio, dëmtime të satelitëve, ndërprerje të internetit apo edhe ndërprerje të energjisë elektrike.