Qeveria japoneze, përmes zëdhënësit të saj për mediat, ka thënë se nisja e vaksinimit të popullsisë në botë nuk do të jetë një detyrim për sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Sipas Katsunobu Kato, në Olimpiadë do të lejohen edhe sportistët që nuk do të jenë të vaksinuar.

Ne dëshirojmë një event të sigurt dhe ku sportistët të jenë të mbrojtur, por vaksinimi nuk do të jetë një kusht për praninë e tyre”, tha Kato. Ai shtoi se edhe Japonia po përgatitet për vaksinimin e popullsisë, pasi vendi aziatik ka prenotuar 290 milionë doza të vaksinëa anti-Covid.

Olimpiada e planifikuar të zhvillohej verën e 2020-ës u shty për verën e këtij viti për shkak të pandemisë. Kjo solli një kosto shtesë, ndërkohë që në Fshatin Olimpik janë ngritur edhe disa qendra të specializuara në betejën ndaj koronavirus. Të gjithë pjesëmarrësit do të testohen deri në 2 herë në ditë, përfshi edhe testet e shpejta.