Tom Cruise ka festuar kohët e fundit 60-vjetorin, por është më në formë se kurrë. Sekreti i formës së tij të shkëlqyer? Ylli i Top Gun ndjek prej kohësh hilet që e lejojnë të luftojë kohën që kalon. Hile që ish-bashkëshorti i Nicole Kidman ndjek me vazhdimësi dhe vendosmëri.

1 – Kurimi i lëkurës

Asnjë operacion për Tom Cruise, por vetë zakone të shëndetshme: ajo e zhytjes së fytyrës në ujë të akullt për 60 minuta. Menjëherë më pas përdor një krem hidratimi për fytyrën. Një ritual që e përsërit plot dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

2 – Sport dhe aktivitet në natyrë

Sporti është shumë i pranishëm në jetën e Tom Cruise. Kur është e mundur aktori preferon të bëjë aktivitete në natyrë, që përmirësojnë humorin, gjumin dhe e ndihmojnë të luftojë stresin.

Pa llogaritur se përforcon sistemin imunitar dhe garanton një mirëqënie më të madhe. Ndërsa, në palestër alternon stërvitjen me pesha dhe kardio.

3 – Një dietë korrekte

Bukuria është edhe fryt i një ushqimi korrekt. Tom Cruise ndjek një dietë të ekuilibruar dhe të pasur me vlerat thelbësore ushqyese.

Arrin të konsumojë deri në 15 vajte në ditë për  të mos qenë kurrë pa energji. Cruise konsumon gjithçka që është e shëndetshme dhe ha karbohidrate në mënyrë të moderuar.