Vuajte për gati 87 minuta dhe më pas çlirim! Tottenham arrin që të kualifikohet më tej në FA Cup, kompeticioni më i vjetër në botë, por sa e vështirë përballë skuadrës së kategorisë së dytë, Wycombe (Championship)

Pas golit të parë të vendasve me anë të Onyedinma, në fund të 45′ të para erdhi barazimi me Gareth Bale që u gjet perfekt brenda zone nga Lucas Moura.

Por, deri në minutën e 87, edhe pse me plot 25 tentativa dhe 77% mbajtje topi, djemtë e Mourinhos nuk arritën të gjenin golin ose golat, sepse të tillë erdhën më pas në harkun e 7 minutave: Winks dhe dy herë Ndombele duke mbyllur ndeshjen 4-1.