Trajneri Mauricio Pochettino i ka bërë me dije drejtorit Leonardo se skuadra e PSG ka nevojë për përforcime. Ai synon që ta bëjë diçka të tillë që në merkaton e janarit.

Emri që ka dalë në skenë është ai i Dele Alli. 24-vjeçari po vuan nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe do të largohet. Anglezi nuk ka të ardhme në Premier League, pasi portugezi nuk e do.

Pochettino beson se mund të “rilindë” sulmuesin. Ai ka punuar me të në ekipin e Tottenhamit dhe e ka patur futbollist kryesorë në skemat e tij.