Sulmuesi i Bayern Munich, Eric-Maxime Choupo-Moting, ka folur për kanalet zyrtare të klubit gjerman në prag të ndeshjes së çerekfinaleve të Champions League kundër Paris Saint-Germain.

“Do të kisha preferuar ta sfidoja PSG-në në finale dhe jo tani”, ka thënë Choupo-Moting. “Këshilla për shokët e mi aktualë të skuadrës? Nuk besoj se skuadra ka nevojë për këshillat e mia. Kanë fituar vitin e kaluar dhe e dinë mirë si luhen ndeshje të tilla”.

“Neymar dhe Mbappe? Janë djem fantastikë në fushë dhe jashtë saj. Kanë aftësi të jashtëzakonshme. Janë mes më të mirëve me të cilët kam luajtur. Duhet të bëjmë shumë kujdes ndaj këtyre të dyve, por nuk janë vetëm ata. Është një ndeshje që gjithë bota po e pret”, ka thënë ish-sulmuesi i PSG-së.