Lajme të reja për ndarjen mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Sipas asaj që raporton “Novella 2000”, ish-kapiteni i Romës ka përfshirë eksperten e martesës Anna Maria Bernardi De Pace në ekipin e tij të avokatëve, ndër të tjera edhe ish-vjehrrën e Raoul Bova.
Gruaja duhet të punojë përkrah Antonio Contes, avokati i ish-futbollistit prej vitesh. Synimi i Tottit është arritja e një ndarjeje konsensuale dhe sa më pak e dhimbshme për fëmijët. Pikërisht këtë gjë iu ka rekomanduar gjithmonë De Pace klientëve të saj.
“Bernardini propozon që shtëpia të mbetet në dispozicion të fëmijëve dhe prindërit të alternohen duke qëndruar me ta aty. Kështu, në “Eur Villa” me 25 dhoma e pishinë (në Romë e quajnë Shtëpia e Bardhë), fëmijët mund të qëndrojnë gjithmonë.
“Pupone” dhe Ilary, pra, mund të alternonin me njëri-tjetrin në vilë, një periudhë Totti dhe një periudhë tjetër Blasi”, – shkruan portali i sipërcituar. Në të kaluarën, Anna Maria Bernardi De Pace ka asistuar fytyra të tjera të njohura si Romina Power, Katia Ricciarelli, Eros Ramazzotti.