“Tapiro d’Oro” ka shkuar në një destinacion të ri kësaj here. Ndarja më shumë e diskutuar e vitit, ajo mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi, vazhdon të jetojë me momente inkandeshente.

Si “telenovelë”, ajo vijon përmes deklaratave shigjetuese, provokimeve sociale dhe sallave të gjyqit që i presin (seanca e parë, për rikthimin e çantave të famshme Channel të prezantues televizive, do të jetë të premten).

Pra, ja ku është Valerio Staffelli me “Tapiro d’Oro” e tij që ia dorëzon ish-kapitenit verdhekuq, i “shigjetuar” për Rolex e marrë prej kasafortës së ish-çiftit, sipas tij, nga Blasi.

“Mos i thuaj Ilary, përndryshe do të ta zhdukë edhe këtë…, – thotë korespondenti i “Striscia la Notizia”, i cili shton: – Ajo i përket Magica-s, por Ilary bëri magjinë që të zhdukeshin të gjitha orët”. Totti replikoi me të qeshur: “A thua? Të shohim…”

Në atë moment, Staffelli e pyet nëse e shqetësojnë më shumë ngacmimet për Lazion apo postimet e nënës së tre fëmijëve të tij: “Nuk shikoj asgjë, as njërën dhe as tjetrën. Unë jam mbi palët”.

Totti dhe Noemi, çifti paska ndërruar tashmë edhe… unazat
Francesco Totti është tejet serioz me të dashurën e tij të re Noemi Bocchi. Duket se të dy së ​​shpejti do të shkojnë për të jetuar së bashku në pjesën veriore të Romës.

Jo vetëm kaq: tashmë ish-kapiteni i Romës i ka dhuruar një unazë të çmuar 34-vjeçares. Këtë e ka bërë të ditur e përjavshmja “Chi”, e cila e “kapi mat” kampionin e botës më 2006 me Italinë gjatë një darke në restorantin e njohur “Assunta Madre”.

Legjenda verdhekuqe ishte në shoqërinë e stilistes së luleve, fëmijëve të saj 10 dhe 8 vjeç, si dhe Isabelës së vogël, vajzës së “Pupone”. Në foto mund t’i shihni Totti dhe Noemi të pajisur me të njëjtin aksesor (unazë) në gisht.

“Një premtim që erdhi pas dhjetë muajsh “dashurie” zyrtare, çka është preludi i të ardhmes së bashku dhe që tregon se sa shumë përpara kanë shkuar marrëdhëniet mes të dyve”, – siguron revista italiane në fjalë.

Fjala është për unazat që mbajnë tashmë Tottit dhe Noemi: “Në këto imazhe, nga njëra anë shohim Tottin të lumtur dhe të buzëqeshur, duke vëzhguar Noemi me sy të lodhur. Nga ana tjetër shohim Noemi duke shijuar buzëqeshjen e dikujt që ka gjithçka që ajo dëshironte. Para së gjithash, burrin që ajo do”.

“Jo, nuk ka dyshime. Karficë Chanel, fustan shumë i shkurtër, çizme të zeza, Noemi është mbretëresha e mbrëmjes, – lexojmë në “Chi”, revistë e cila shton. – Ilary Blasi me siguri nuk do të kërcejë nga gëzimi duke parë vajzën e saj të vogël tashmë në familje me gruan e re të babait”.