Tashmë mesa duket nuk ka më kthim pas. Wanda Nara dhe Mauro Icardi i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre.

Futbollisti i Galatasarait dhe showgirl-i nuk janë më bashkë, teksa pas 9 vitesh martesë ata kanë vendosur të ndahen.

Ka qenë vetë Wanda ajo e cila ka njoftuar një gjë të tillë. Përmes një postimi në Instagram, Nara ka konfirmuar ndarjen nga Icardi, teksa kërkon qetësi për fëmijët e saj në këto momente të vështira.

Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe gjërat që janë në tejkalim dhe spekulimet mediatike, preferoj që ta dini nga unë.

Nuk kam asgjë për të sqaruar më shumë dhe nuk do të jap asnjë lloj detaji rreth kësaj ndarjeje. Ju lutem kërkoj qetësi, jo vetëm për mua por edhe fëmijët”, shkruan Nara në Instagramin e saj.

E megjithatë, pas deklaratës së bujshme, Wanda ka bërë një veprim të papritur. Ajo ka vendosur të ndjekë në Instagram ish-in e saj, Maxi Lopez, të cilin thuhet se e tradhëtoi me… vetë Mauro Icardin.