Një histori shumë e bukur dashurie dukej se lindi kohë më parë në emisionin “Për’puthen”, mes Andi Artanit dhe Jasminës.

Megjithatë, që pas daljes nga programi, gjërat nuk shkuan mirë dhe dyshja ndërpreu mes polemikash një histori dashurie të shumëpërfolur.

U përfol se Andi e kishte tradhtuar Jasminën me këngëtaren e njohur, Diona Fona. Jasmina u përfol disa herë për lidhje tjetër, përfshirë këtu edhe këngëtarin Ardian Bujupi dhe gjithçka kishte të bënte me ata ngeli në të shkuarën.

Së fundmi, Andi ka postuar një video në rrjetin social “Tik Tok”, ku duket se po bën një lojë që quhet “Pse u ndave ti nga ish-i yt” dhe aplikacioni përzgjedh vetë një arsye.

Andit i qëllon “Sepse u tradhëtove”. Ai ka pohuar me kokë dhe është larguar nga video duke nënkuptuar se kjo ka qenë e vërteta mes tij dhe Jasminës…