Paratë nuk mjaftojnë për të siguruar lumturinë, veçanërisht në futboll.

Janë të shumta klubet që kanë bërë shpenzime të çmendura, por pa fituar asgjë në fund. Janë të shumtë ata që kritikojnë disa klube që do të ishin të parëndësishëm pa paratë e pronarëve të tyre.

Në Francë thuhet për PSG-në, në Gjermani për Leipzig. Por duket  se Mats Hummels nuk është dakord.

Ecuria e Leipzig në vitet e fundit është me të vërtetë mbresëlënëse. Skuadra është themeluar në 2009-ën dhe në 2016-ën ka arritur ngjitjen historike në Bundesliga. Në sezonin pasues ka dalë në vendin e dytë.

Kritikat vazhdojnë, por jo nga mbrojtësi i Dortmund, i cili ka thënë për Bild. “E dua këtë kampionat dhe mendoj se është fantastike që Bundesliga ka pesë skuadra tani me një nivel të lartë në kompeitcionet europiane”.

Problemi është se tifozeria e Borussia-s është një nga ato që sulmon më shumë Leipzig-un, që konsiderohet një klub plastike, pothuajse artificiale.

“Shumë tifozë të Dortmund nuk do të jenë dakord me atë që do të them, por unë jam një tifoz i madh i Leipzig-ut për sa i takon rezultateve sportive dhe mënyrën si është rritur. Kanë bërë një punë shumë të mirë, sepse vetëm paratë nuk garantojnë asgjë”.