Të paktën 10 viktima janë konfirmuar në Sudanin Jugor, pas një aksidenti ajror që ka ndodhur në qytetin e Pieri, në shtetin e Jonlei. Lajmin e konfirmoi qeveria lokale përmes një komunikate për mediat.

Tragjedia ka ndodhur rreth pasdites së të martës (17:05 ora lokale), në momentin që avioni i kompanisë “South Sudan Supreme” ishte në fazën e ngjitjes. Pak çaste pasi avioni u largua nga toka ai mori flakë dhe u rrëzua.

Mësohet se mes viktimave janë edhe dy pilotët. Gjithsesi, ende nuk ka asnjë informacion se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, çfarë e ka provokuar atë dhe se sa pasagjerë kanë qenë në bord.