Të paktën 44 viktima të konfirmuar deri më tani dhe mbi 150 të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i deritanishëm i një incidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Izrael. Shumë besimtarë hebrenj ishin mbledhur në afërti të malin Meron, në Galilea, për një ceremoni fetare tradicionale.

Sipas mediave vendase, disa persona kanë rrëshkitur nga tribunat e improvuzara, duke tërhequr edhe të tjerë me vete. Kjo situatë kaotike ka sjellë mjaft panik te të pranishmit, pasi nisi një largim masiv i personave nga tribunat, duke kaluar mbi trupat e atyre që ishin rrëzuar.

Kjo është një ceremoni fetare hebraike që zhvillohet në Lag ba-Omer të malit Omer, ku të pranishëm ishin mbi 100 mijë persona. Çdo vit numri i të pranishmve është i madh, deri në 500 mijë vetë. Një ceremoni që vjet u anullua për shkak të pandemisë.