Një autobombë ka shpërthyer në Kabul, Afganistan, duke shkaktuar mbi 50 viktima, lajm që konfirmohet nga Ministria e Brendshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një shkolle për vajza, ku pas një bombe të parë kanë shpërthyer edhe dy të tjera, duke bërë një masakër mes vajzave që ishin duke u larguar me vrap nga vendngjarja.

Vajzat që studionin në shkollë, në panik pas shpërthimit të bombës së parë, janë larguar me vrap, por kanë mbetur viktima nga shpërthimi i dy bombave të tjera. Ngjarja ndodhi në zonën e Basht-e-Barchi, në perëndim të kryeqytetit afgan. Në rrugë kishte edhe mjat persona që po bënin Pazar në prag të ftesës muslimane të Eid al-Fitr. Festë që do të shënojë edhe fundin e festës së Ramazanit.

Dëshmitarët tregojnë pamje tragjike, madje makabre, me prindërit që kërkonin trupat e fëmijëve të tyre. Bomba e parë shpërtheu pak para se vajzat të dilnin nga shkolla dhe më pas, kur vajzat largoheshin nga shkolla me vrap, ndodhën edhe dy shpërthimet e tjera