Rënia e Flamurtarit në Kategorinë e Dytë (niveli i tretë i futbollit profesionist në Shqipëri) ishte një “damkë” e rëndë për historinë e qytetit dhe klubit që ka dhuruar në të shkuarën faqe të arta.

Opinioni publik ka reaguar, teksa administratori Idrizi duket qartë se do të dorëzohet dhe lëshojë çelsat, por klubi është duke u dergjur tashmë…

Ervin Fakaj, i sh-lojtari i  Shqipërisë dhe Flamurtarit, përjetuar mirë rënien e vlonjatëve në Kategorinë e Dytë. Normale diçka e tillë, pasi asnjë në Vlorë nuk mund ta pranojë këtë situatë, edhe pse shumëkush ka heshtur në këto vite krize që për kryefjalë ka pasur më së shumti çështje financiare.

Pasi administratori Sinan i drizi u shpreh se i  ka kursyer qytetit 10 milion euro në këto vite, Fakaj ka reaguar dhe i  drejton 10 pyetje atij dhe kryebashkiakut Dritan Leli.

ÇFARË SHKRUAN FAKAJ NË RRJETET SOCIALE

– Përshëndetje miq!

Duke ju rikthyer temës qe me se shumti na shqetëson se fundmi,ekipit tone te zemrës Flamurtarit..

Administratori për 7 vjet i  Flamurtarit duke mos patur asnjë mënyrë për te justifikuar dështimin e tij shpesh here mundohet ta kaloj ne personale me te gjithë ata qe i  kane thënë te vërtetën ne fytyre. Unë sot dua tu drejtohem me 10 pyetje dy numrave 10. Shumica e pyetjeve për Zotin 10 milion euro.

Ndonjëra edhe për 10 e bashkime qe s’lëvizi as gishtin e vogël për ta penguar këtë masakër qe i u be ekipit tone te zemrës. Duke patur shumë pak shpresë ne përgjigje, këto pyetje është i  lire ti marri çdo gazetar dhe t’ua drejtoj dy numrave 10:

1-Ne vëren e 2014, kur morët administrimin e Flamurtarit, sa i shte fatura e borxheve dhe sa i shin te ardhurat nga konkurrimi ne Europa League?

2-Sa është fatura e shpenzimeve ne këto 7 vite?

3- Sa është fatura e borxheve aktualisht?

4- Sa kontrata me futbolliste janë nënshkruar këto 7 vite?

5- Sa kontrata me trajnerë janë nënshkruar këto 7 vite?

6- Sa kontrata me pale te treta janë nënshkruar këto 7 vite?

7- Sa është shuma qe ju keni shpenzuar nga kompanitë e tua?(jo si përfaqësues i  kompanive turke)

8- Ne totalin e kontratave, sa prej tyre nuk janë respektuar?

9- Ne shtate vite administrim, si mundet jo vetëm te mos fitohet asnjë trofe, asnjë pjesëmarrje ne Europë, por te arrini ta zbrisnin Flamurtarin ne piken me te ulet te historisë?

10- Si ka mundësi ne 7 vite, Bashkia, si pronare e klubit, te mos ngre zërin një herë te vetme me pyetjen: çfarë po ndodh me një nga asetet me te vyera dhe si ta ndalim shkatërrimin e krenarisë se qytetit?

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, më herët Fakaj, ka sulmuar Sinan Idrizin dhe Dritan Lelin, si 2 organizatorët që shkatërruan këtë klub historik.

“Dy organizatorët, dy numrat 10, dy lojtarë të denjë për çdo klub që kërkon të shkatërrohet në mënyrë të pamëshirshme. Pa asnjë emocion për historinë dhe pas asnjë përgjegjësi për të tashmen. Flamurtari i madh sot vdiq. Dy “play-maker” që meritojnë titullin e “nderit” non grata për një qytet që ka parë të mundë Barcëlonën dhe jo vetëm”, shkruan Fakaj.