Shqipëria u trondit pasditen e djeshme pas një aksidenti në plazhin e Himarës, ku një 7-vjeçare gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit nga një jet-ski.

I gjithë opinioni publik ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë përmes rrjeteve sociale, ndërsa kanë paralajmëruar edhe një protestë ditën e nesërme te Ministria e Brendshme.

Por të shumtë kanë qenë edhe figurat publike që kanë reaguar për këtë tragjedi, duke dënuar aktin e rëndë e duke i shprehur ngushëllimet familjes.

Së fundmi, edhe moderatori i njohur dhe shumë i dashur, Ardit Gjebrea vendosi të reagonte për këtë ngjarje, ndërsa prek me fjalët e shkruara.

Në një postim në rrjete sociale, ai shprehet se kjo ngjarje është një fatkeqësi që sjell trishtim, ndërsa shkruan se çmenduria në Shqipëri nuk ka fund.

Gjebrea akuzon se deti nuk ka kufi ndarës për mjetet e motorizuara, nuk ka kontrolle e limit shpejtësie.

Në fund, ai i shpreh ngushëllimet familjes së vajzës së vogël, duke thënë se vetëm prindërit e 7-vjeçares vulosën me zi jetën e tyre.