Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolorado (Amerikë), ku 28-vjeçari Teodoro Macias ka vrarë të fejuarën e tij, Sandra Ibarra-Perez dhe 5 familjarë të saj. Më pas, ai ka vrarë edhe veten, duke bërë që bilanci tragjik i kësaj ngjarje të jetë prej 7 viktimash.

Shkak i kësaj ngjarje ka qenë mungesa e ftesës së Macias në një ditëlindje. Ai është irrituar dhe ka përdorur armën për të vrarë 6 persona dhe më pas edhe veten. “Macias nuk është ftuar në ditëlindje dhe ka reaguar duke hapur zjarr”, tha shefi i policisë së Colorado Springs.

Policia po heton për këtë ngjarje, që duket se ka lidhje edhe me dhunën në familje. Sipas policisë, në këtë familje ka patur probleme në lidhje me fuqinë, kontrollin dhe të drejtën e komandimit brenda saj.