Mikel Arteta është futur mes 10 trajnerëve më të mirë të të gjitha kohërave në Premier League për sa i përket pikëve të grumbulluara për ndeshje. Trajneri i Arsenal-it ka marrë tetë fitore në nëntë ndeshje gjatë një fillimi të shkëlqyer të sezonit për Topçinjtë.

Që nga emërimi më 19 dhjetor, Arteta ka kaluar disa periudha të vështira – dy herë duke u renditur i teti në Premier League. Ai është kritikuar gjithashtu nga lojytarë si Pierre-Emerick Aubameyang – me ish-kapitenin që e akuzoi atë se nuk është në gjendje të “përballet me lojtarët që kanë karakter të fortë”.

Megjithatë, këtë sezon gjërat po shkojnë mirë, me Topçinjtë që kryesojnë renditjen e kampionatit anglez pas një fillimi të mirë. Dhe rekordi i Arteta-s po përmirësohet gjithnjë e më shumë, me spanjollin që tani ka një mesatare prej 1.8 pikësh për ndeshje në 104 ndeshje të drejtuara në Premier League.

Kjo ecuri mbresëlënëse e lejon atë të jetë mes dhjetë më të mirave të të gjitha kohërave, pas disa prej trajnerëve më të mëdhenj të huistorisë së Premier League.

Në krye është miku dhe ish-mësuesi i Arteta-s, Pep Guardiola, i cili ka arritur 2.36 pikë për ndeshje me Manchester City – duke fituar katër tituj në Premier.

Ish-trajneri i Barcelona-s ka parakaluar Sir Alex Ferguson, me ish-trajnerin legjendar të Manchester United që ka grumbulluar 2.16 pikë për ndeshje.

Ferguson udhëhoqi Djajtë e Kuq të fitojnë 13 nga 21 titujt e parë të Premier League pas riemërimit të kampionatit në vitin 1992.

Jurgen Klopp është pak pas Fergie me 2.13 pikë për ndeshje, me trajnerin e Liverpool-it që i është dashur të bëjë mrekulli për të parë që skuadra e tij të rrëmbejë edhe një titull në Angli nga City në vitet e fundit.

Më pas në vendin e katërt është Antonio Conte me 2.12 pikë për ndeshje gjatë periudhave në drejtim të Chelsea dhe Tottenham. Trajneri aktual i Spurs fitoi Premier League me Blutë në 2017.

Roberto Mancini është një hyrje paksa befasuese në vendin e pestë, pasi ka drejtuar Cityn mes 2009 dhe 2013 me një rekord prej 2.05 pikësh për ndeshje.

Italiani ishte trajner i Qytetarëve në vitet e para të epokës së re të City nën pronësinë e Abu Dhabit – duke fituar titullin e tyre të parë Premier në rrethana dramatike në 2012.

I gjashti është Jose Mourinho, i cili mund të ketë qenë shumë më lart përpara dy eksperiencave të tij të fundit. Portugezi e dominoi kampionatin gjatë qëndrimit të tij të parë në Chelsea, duke fituar në 2005 dhe 2006.

Ai shtoi një titull të tretë gjatë qëndrimit të tij të dytë në Stamford Bridge, megjithëse u shkarkua nga Roman Abramovich për herë të dytë pas një fillimi katastrofik të sezonit 2015-16.

Që atëherë, Mourinho është shkarkuar nga Man United dhe Tottenham – me pikët e tij për ndeshje që ranë në 2.03. Në vendin e shtatë është Arsene Wenger me një mesatare prerj 1.96 pikësh pë ndeshje. Francezi fitoi tre tituj në Premier League.