Në faqet e “Gazzetta dello Sport” ka vend sot edhe për trajnerin e kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkovic, protagonist në Serie A të viteve 90-të me Hellas Verona.

Këto janë fjalët e tij për të komentuar derbin e Torinos dhe Juventusin në përgjithësi, ku luajnë dy lojtarë të tij: “Vlahovic nuk shënon me Juven, por nuk më shqetëson. Më intereson që ai është fizikisht mirë.

Ai ka shënuar gjithmonë gola dhe do të vazhdojë t’i shënojë. Të gjithë e shohin se Vlahovic i Serbisë është i ndryshëm nga ai i Juventusit, por nuk është problemi im. Është një top-lojtar, nuk ka diskutime për këtë.

Kosticit duhet t’i jepet kohë për t’u përshtatur në një ligë shumë taktike dhe të vështirë si Serie A. Nëse rezultatet e Juventusit përmirësohen, edhe perceptimi i njerëzve për Kostic do të jetë i ndryshëm. Unë kam qenë gjithmonë një fans i Allegrit dhe jam akoma.

Max është shumë inteligjent dhe jam i sigurt se do të gjejë zgjidhjen për të ringjallur Juventusin. Nesër, megjithatë, pres një derbi të vështirë. Bardhezinjtë duhet të fitojnë, por Torino është një ekip që mund të befasojë”.