Mbrojtësi i kombëtares Shqiptare, Lorenc Trashi, foli nga një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Lituanisë. Ai mendon se skuadra duhet të kishte bërë më shumë në ndeshjen ndaj Kazakistanit.

PERFORMANCA – “Në aspektin individual, një pjesë e parë e mirë, mendoj se bëra mirë. Pjesën e dytë, të jem i sinqertë, nuk u luajt shumë nga krahu i majtë, nuk është se pata shumë aksione, e përqëndruam lojën në krahun e Veselit. Grupi bëri një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit çdo gjë shkoi mirë. Duhet t’i shfrytëzonim rastet dhe t’i finalizonim më mirë”.

BARAZIMI – “Jam i kënaqur me pikën, por u futëm në fushë për të marrë 3 pikët. I patëm mundësitë, luajtëm më mirë dhe patëm më shumë raste se kundërshtarët. Janë edhe tre ndeshje të tjera, kështu që një pikë është mirë”.

LOJTARËT E RINJ – “Mendoj se bënë një ndeshje të mirë, si Broja dhe Kallaku. Të dy luajtën shumë mirë, komentet pas ndeshjes kanë qenë pozitive për ta. Mendoj se kombëtarja ka fituar dy lojtarë shumë të mirë”.

LITUANIA – “E përgjithshmja është e mirë, pas ndeshjes çdo gjë ka qenë ok. Folëm me njëri-tjetrin, vlerësuam lojën e mirë. Thamë që duhet të jemi me kokën lart dhe të përqendrohemi te ndeshjet e tjera për të marrë maksimumin në këtë grup”.