Murat Yildirim, aktori i njohur turk dhe partnerja e tij Iman Elbani janë bërë sot prindër për herë të parë.

Një lajm shumë i lumtur ky për çiftin turk, që e zbuluan sot për herë të parë për fansat e tyre. Ishte vetë aktori turk ai i cili ëmbëlsoi ndjekësit e tij, duke i treguar ndryshimin e statusit të tij.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjete sociale, kur partnerja e tij ka qenë shtatzënë, ai dha lajmin e bukur, teksa i shoqëroi këto foto edhe me një dedikim tejet emocionues.

Ju falënderoj shumë të gjithëve… Ju që jeni lutur për ne për një kohë të gjatë dhe keni uruar këtë çast, më në fund ka lindur vajza jonë Miraj…Jemi shumë të lumtur”- shkroi Murat në Instagram, duke na zbuluar kështu edhe emrin e vogëlushes, Miraj.

Murat dhe Iman janë martuar në vitin 2016 dhe për fat të keq, ata janë përballur me humbjen e fëmijës së tyre të parë në vitin 2019, ende pa e sjellë në jetë.