Nga Scudetto tek marrëdhënia me lojtarët e tij, duke kaluar momentet më të vështira gjatë këtyre viteve si menaxher i Djallit. Të gjitha fjalët e Maldinit sot ne eventin e organizuar nga Gazzetta ne Trento…

“Scudetto ishte shumë i rëndësishëm. Kur nuk luani, nuk e kulloni adrenalinën: ka tension, por nuk mund të luani dhe nuk e ndjeni. Kur mbërrita në 2018, më duhej të kisha ende vizionin e një drejtuesi, por që atëherë kam pasur shumë përvojë. Kanë qenë tre vite të mrekullueshme në një projekt që u ka dhënë tifozëve dhe klubeve kënaqësi të madhe”.

Momentet e rëndësishme: “Momenti me i rendesishem ishte kur firmosa, kur nuk ndihesha as i gatshëm dhe as i pershatatshem. Por sigurisht nje tjeter cast i rendesishem dhe qe do ta mbaj mend gjate ishte ndeshja e fundit në Sassuolo dhe festa në Piazza Duomo”.

Lojtarët janë të impresionuar kur Maldini i telefon: “Po e filloj me këtë avantazh, por nuk është vetëm për faktin se kam luajtur për Milanin. Avantazhi është lidhja me këtë klub dhe historia e tij, e cila as që duhet paraqitur sepse flet vetë. Kur i telefonoj një lojtari, është më e lehtë ta bindësh, por premtimet duhet të jenë të vërteta dhe kështu fiton besimin”.

Për blerjen e Theo Hernandez: “Ne shkuam të flisnim fillimisht me Realin. Me Theon përdora të njëjtat fjalë që do të përdorja me djalin tim. E ndjej pak këtë marrëdhënie baba-bir me lojtarët e mi. Unë e di shumë mirë se cilat janë vështirësitë në atë moshë”.

Mbi vështirësitë: “Kanë qenë të ndryshme, sepse është një projekt i ndryshëm nga ai fitues i Berlusconit. Ju vini nga vite të vështira në të cilat nuk kualifikoheni për në Champions League. Duhet të flisni për një projekt të besueshëm dhe fitues, por të reduktuar nga kostot. Ndihem pak si garantues i projektit të kuqezinjve, është normale që njerëzit të mos zënë rrënjë në një klub të madh, por une i kam që kur babai im erdhi për të luajtur këtu në vitet 50.

Rreth Giroud: “Giroud është një kampion, pikë. Ka fituar një Botëror, luan për kombëtaren, është një protagonist shembullor. Karakteristika kryesore e një kampioni është se ai është i përulur dhe skuadër. Një kampion del ne pah kur është e nevojshme. Në fillim u kufizua me disa dëmtime, por më pas doli ne pah”.