Beatrix Ramosaj dhe Andi Artani kanë bërë lëmsh rrjetin, me fansat që tashmë aludojnë se ky është çifti më i ri i shoëbizit shqiptar. Gjithçka nisi kur i fundit u shpreh gjatë një interviste të dhënë tregoi se ka simpati për këngëtaren, pasi dhe janë nga i njëjti vend, duke zgjedhur Trixën para Bora Zemanit.

Së fundmi, një koment i këngëtares në foton e publikuar nga Andi në profilin e tij në Instagram ka sjellë dyshimet e para.

I Dukagjinit mo” – ka shkruar këngëtarja duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur komentin e saj mbi foton e ish-konkurrentit të Përputhen. Ndërsa nuk ka munguar as replika e vetë Andit i cili i shkruan ““A është kaq e dukshme huh? Haha”, duke e shoqëruar tekstin me një emoji me puthje.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin thashethemet se mes dy personazheve të shoëbiz-it shqiptar po lind diçka. Megjithatë, na mbetet veçse të presim për një konfirmim nga dyshja.

Andi Artani u bë i njohur për publikun pasi ishte pjesë e emisionit “Përputhen”, ndërsa Beatrix Ramosaj njihet për këngët e saj. Ajo ishte pjesë e Big Brother Albania VIP 1, ku krijoi edhe një lidhje me Donald Veshaj, që përfundoi menjëherë sapo dyshja doli jashtë shtëpisë.