‘Wake Up’ është kthyer në një nga programet e mëngjesit më të ndjekur në vend. Çdo ditë në emision trajtohen tema të ndryshme, me të ftuar nga e gjithë Shqipëria. Ndër të tjera, moderatorët e programit, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, komentojnë ngjarjet më të nxehta të “Big Brother VIP2” për vetëm 5 minuta.

Ata japin mendimet e tyre për debatet apo ngjarjeve që komentohen shumë edhe në rrjet nga ndjekësit e programit dhe flasin për momentet më pikante. Por duket se fansat e banorëve kur nuk u pëlqen një koment që moderatorët bëjnë, menjëherë u shkruajnë në rrjetet sociale ku i ofendojnë dhe kërc.ënojnë.

Gazetari i njohur, Blendi Salaj, teksa po komentonte sot disa momente të forta në BB VIP u shpreh se ka marrë dy kërcënime për jetë.

Blendi Salaj: Nëse ti thua diçka që njerëzve nuk iu pëlqen atëherë… Për shembull unë dje mora dy kërcënime me vdekje për gjërat që kemi thënë këtu nga fansat e njërit prej banorëve atje mos e zë në gojë se mos marr më shumë kërcënime për familjen, kërcënime të cilat do i delegoj në polici.

Neada Muçaj: A duhet bërë kjo gjë?

Blendi Salaj: A duhet kërcënuar dikush me jetë?

Neada Muçaj: Por ti në momentin që kërcënon njerëz, çfarë duhet të bëjë personi në fjalë, të rijë dje të flasë mirë? Tani ka në problem tjetër, janë tre kampe për momentin, luizatorët, ata që duan Kiarën dhe ata që duan Efin, kështu që ka një tifozeri të çmendur e cila po shpërndahet.