Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe është regjistruar numri më i lartë i personave të infektuar me koronavirus që nga 2 marsi i këtij viti: 6238 të infektuar.

Një shifër që ka alarmuar të gjithë, pasi masat janë ulur, ndërkohë që numri i viktimave në 24 orët e fundit është 11.

Sipas BBC, mesatarja e infektimeve në Angli në javën e fundit është rritur me 40%, duke evidentuar se variantet e reja të Covid-19 mund të shtojnë edhe më shumë infektimet në këtë vend.

Ajo që ka pësuar rënie është numri i viktimave, më 5.2% si dhe i të shtruarve në spital, me 2.2%.