Jerome Boateng do të dalë para drejtësisë 10 dhjetorin e ardhshëm për t’u mbrojtur nga akuzat për dhunë fizike ndaj ish-gruas, pasi kanë dalë disa prova të plagëve që duket se i ka shkaktuar Sherin Senler.

Mbrojtësi i Bayern Munich rrezikon deri në pesë vite burg, por, sipas Bild, duhet t’ia hedhë me një gjobë të madhe.

Ngjarja ka ndodhur në 2018-ën: gjatë pushimeve, Boateng duket se e ka goditur partneren me një mbajtëse qirinjsh prej qelqi.

Një episod që është përgënjeshtruar nga lojtari, por tani duket se ka dalë një video që e fajëson.