Pas pozitivitetit të Thomas Muller dhe Benjamin Pavard me Covid-18, Bayern Munich tronditet nga dëmtimi i rëndë i Corentin Tolisso. Për të dhënë lajmin e keq ka menduar “Bild”, sipas të cilit mesfushori francez ka të ngjarë të qëndrojë jashtë fushave për 6 muaj, sepse duhet të operohet. Ai ka dalë me barelë nga stërvitja.

Është e vetëkuptueshme që Tolisso nuk do të jetë gati për sfidën e dyfishtë të Ligës së Kampionëve, në 1/8 finale kundër Lazio, por skenari shumë më shqetësues është se ish-lojtari i Lyon tashmë mund ta shohë sezonin e tij të mbaruar. Sikur të mos mjaftonte kjo, prania e transalpinit në Kampionatin Europian, të planifikuar për këtë verë, është gjithashtu në rrezik.