Katër persona janë vrarë dhe një i pestë është në gjendje të rëndë në një klinikë të specializuar ortopedike në Postdam, në Gjermani. Një lajm që ka tronditur vendin në këtë periudhë pandemie.

Sipas mediave gjermane, policia ka arrestuar një grua 51-vjeçare, e cila është e dyshuara kryesore për këtë akt tragjik. Gjithsesi, ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi nga ana e gruas.

Mediat raportojnë se viktimat janë të gjithë klientë të klinikës ortopedike, që ishin aty për të kryer një seancë fizioterape, ndërsa gruaja e arrestuar është një punonjëse e saj.